• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Peleshi: Shqipëria do jetë e para në rajon për vaksinim masiv, mund ta mbyllim para afatit 14 muaj
Home
Politikë

COVID-19/ Peleshi: Shqipëria do jetë e para në rajon për vaksinim masiv, mund ta mbyllim para afatit 14 muaj

27 February, 2021 Delo.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes, njëherazi dhe drejtuesi i politik i PS-së në Korçë, Niko Peleshi paralajmëroi zhvillimet të rëndësishme sa i përket vaksinimit masiv të qytetarëve. Me shumë nota optimizmi, Peleshi tha se Shqipëria do të jetë një ndër vendet e rajonit që do të ecë me ritme më të shpejta sa i përket vaksinimit të qytetarëve, çka mund të përfundojë si proces edhe më herët se  afati 14 muaj që ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama. Duke folur si ministër i Mbrojtjes, Peleshi tha se për këtë do të angazhohen edhe Forcat e Armatosura duke dhënë edhe një skenar të mundshëm se si do të zhvillohet ky proces.

“Shqipëria do të jetë ndër vendet e para në rajon që do të sigurojë vaksinimin masiv , që do të sigurojë vaksina për të gjithë popullsinë, mos e merrni si lajm përfundimtar, por kam më shumë informacion se sa po flas dhe jam i sigurt që në ditët në vijim nga Rama do të kemi lajme shumë të mira. Nga ana tjetër na vë në pozitën, që të gjithë institucionet kanë një mundësi për t’i dhënë një dorë procesit të vaksinimit, flas për Forcat e Armatosura, për të vënë në dispozicion të gjitha mjetet tona, ne kemi 100 infermierë, logjistikë, qendra në çdo bashki, në fshatra të mëdha, nëse do gjykohet të ngrihet një sistem i tillë, mjete transporti shumë logjisttikë që do jetë e gjitha në dispozicion tw vaksinimit masiv. Shpresoj që dita të jetë shumë e afërt, kemi thënë 14 muaj, por nëse sigurohet në një kohë të shkurtër, mund të jetë më e shkurtër, mund të jemi ndër vendet që do ecë me ritme më të shpejta të vaksinimit masiv në rajon”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër, nga Korça, aty ku nisi për herë të parë vaksinimi për mjekët dhe bluzat e bardha, Silva Bino, shefja e Instituti i Shëndetit Publik, tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor.

“Deri më tani nuk kemi pasur asnjë efekt anësor, procesi po ecën shumë mirë. Sasia e dozave që kemi për sot janë rreth 500 doza, por do të vijojë gradualisht sepse përgatiten plane 5 ditore. Sot do të aplikohen për aq persona sa kanë pranuar që të bëjnë vaksinën, do fillohet me urgjencën, reanimacionin, pneumologët, mjekët e familjes. Vaksinim masiv? Pasi të vaksinohen të gjitha stafet dhe grupet e riskut, sipas llojeve të vaksinës. Vaksinimi masiv? Janë disa skenarë, ne po përpiqemi që të bëjmë planin optimal që të përfundojë për 14 muaj. Shtrëngime të masave? Do të merret vendim nga Komiteti i Ekspertëve. Do të vaksinohen edhe gazetarët”, tha Bino.

Report Tv mëson se brenda 2 ditësh priten të vaksinohen 200 mjekë dhe infermierë në Korçë, të cilët janë në vijën e parë të frontit në betejën me COVID, e ndërsa në rang qarku do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha. Procesi i vaksinimit do të kryhet në ndërtesën e Ish Shtëpisë së Oficerëve, pra vetëm një qendër vaksinimi.

Gjatë ditës së djeshme janë kryer 1001 vaksinime anti- COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime anti-COVID. Nga e hëna pritet që të vijë dërgesa e parë prej rreth 14 mijë doza nga kontratat me COVAX, si edhe në 2 javët e para të marsin do të vijnë edhe një pjesë tjetër e dozave të vaksinës nga kontratat e nënshtruar me Pfizer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIT I ÇASTIT PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Godet me thikë djalin e tij, vihet në pranga 63-vjeçari në Tiranë
Previous article KORONAVIRUSI/ Silva Bino: Në dy ditë vaksinohen 500 bluza të bardha në Korçë. Shtrëngimi i masave do jetë…

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT