• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Mjeku Kalo: Mos bini pre e deklaratave të “politiqenëvë”. Mjekët e larguar nëse nuk kontribuojnë në përballjen e pandemisë, mos të…
Home
Sociale

COVID-19/ Mjeku Kalo: Mos bini pre e deklaratave të “politiqenëvë”. Mjekët e larguar nëse nuk kontribuojnë në përballjen e pandemisë, mos të…

27 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Situata e COVID në vendin tonë vijon që të mbetet shumë shqetësuese, ndërkohë që shifrat e personave të infektuar dhe numri i të vdekurve vijon që të mbetet i lartë.

Mjeku infeksionist Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve që në këto kohë kaq të vështira të luftojnë për të ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre, dhe të mos bien pre e deklaratave të atyre që ai i quan “politiqenë”.

“Mos bini në grackën e tollovitjeve, që politiqenët ju ofrojnë përditë në ekranet televizive, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….Kanë mbi 30 vite që na kanë lënë në harresë si popull, për të ndarë mes vedit pasuritë e pafundme të këtij vendi…. KURRË mos mendoni se “ish-brekëgrisurit” e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991, KURRË….”, shkruan mjeku ndër të tjera.

Po ashtu Kalo, si anëtar i Komitetit të Ekspertëve sqaron se, Komiteti nuk merr vendime por vetëm këshillon.

Më tej mjeku madje thekson se nuk e mirëkupton rolin pedagogjik, të kolegëve të tij të cilët për t’i mundësuar vetes dhe familjeve një jetë më të mbrothtë, ju larguan detyrimeve morale dhe profesionale ndaj vendit. Kalo shkruan se kemi mbetur vendi me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe nëse e kanë të pamundur të kontribuojnë në përballjen e kësaj pandemie në Europë, më së paku të mos gjykojnë apo pengojnë punën e tyre.

‘Kemi mbetur me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe më gjërë…NËSE e keni të pamundur të vini dhe të kontribuoni në përballjen e kësaj pandemije në Shqipëri, më së paku mos gjykoni apo pengoni punën tonë….NUKU shoh ndonjë shëmbull të thuktë frymëzues, që të na vijë nga vëndet ku ju frymoni dhe kontribuoni profesionalisht…Heshtja në këto raste është flori mirësjedhje, deontologjie dhe profesionalizmi…Mirëkuptimi dhe Mirëbesimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë…TOGETHER FOREVER!!!’- shkruan Kalo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ÇUDITSHME NË FRANCË/ 88-vjeçari kapet duke ecur me 191 km/orë: Po nxitoj të marr vaksinën anti-Covid
Previous article JU DEL TESTI NEGATIV EDHE PSE JENI TË INFEKTUAR? OBSH në Shqipëri sqaron: Ja çfarë duhet të dini

Delo.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se… Aktualitet

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT