• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S’KA NEVOJË PËR SHTRËNGIM MASASH”/ Anëtari i Komitetit Teknik Koraqi: Karantina totale s’ka pasur rezultat në shtetet që e kanë aplikur
Home
Sociale

“S’KA NEVOJË PËR SHTRËNGIM MASASH”/ Anëtari i Komitetit Teknik Koraqi: Karantina totale s’ka pasur rezultat në shtetet që e kanë aplikur

27 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shefi i Mikrobiologjisë dhe anëtari i Komitetit Teknik, Andi Koraqi, ka folur për masat shtrënguese anti-covid.

Në fjalën e tij Koraqi ka theksuar se ka një rënie të lehtë të pozitivitetit të të infektimeve dhe për këtë arsye vendi nuk ka nevojë për rreptësim masash.

Sipas tij, karantina totale nuk ka pasur rezultat në shtetet që e kanë aplikur, teksa përmendi rastin e Greqisë.

Pse u arrit në vendimin për të mos i ndryshuar masat pavarësisht shifrave të larta?

“Së pari këto masa janë marrë dy javë më përpara dhe reflektimi i këtyre masave do dy deri në tre javë. Kështu që vendosëm të mblidhemi sërish javës tjetër që t’i shqyrtojmë nëse janë efektive ose jo.

E dyta, indikatorët kanë treguar që nuk ka përkeqësim të situatës. Kemi një rënie shumë të lehtë të pozitivitetit. Nuk kemi rritje, e cila duhet parë nëse është stabël ose jo dhe kjo do të shihet javës tjetër.

Kapacitetet spitalore nuk janë të ezauruara, janë në nivel 70-80% dhe janë më se të mjaftueshme për të mos agravuar situatën. Nga ana tjetër edhe në vendet e tjera mbyllja nuk ka pasur ndonjë rezultat. Për shembull Greqia, pavarësisht se ka një lock-down prej disa kohësh, rastet janë dyfishuar.

Kur nuk ka rezultat lock-down me oraret që janë në harqe kohore që janë më të mbledhura, ka nevojë vendi t’i shkojë një karantine të plotë?

Edhe mbyllja edhe karantinimi total në Greqi nuk ka rezultuar të ketë përmirësim të situatës. Nga ana tjetër, këto masa që janë marrë, nëse respektohen mendoj se duhet të japin rezultatin e vet. Nëse ne respektojmë mbajtjen e maskave dhe higjenizimin e duarve, nuk ka pse të kalojmë në masa më të rënda.

Cili është skenari që propozoni për këto masa?

Nëse ulja e rasteve është e qëndrueshme, atëherë nuk ka arsye përse të mbyllet. Nëse gjatë kësaj jave do të kemi rritje të pozitivitetit, duhet parë edhe grupmosha, se cilës grupmoshë i është rritur pozitiviteti, atëherë do të propozohen masa të tjera.

Për shembull nëse grupmosha  e shkollave nga 12-18 vjeç do ketë rritje, masa e ardhshme do të jetë kalimi i këtyre shkollave totalisht online.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TË MOSHUAR, NË RADHË ME TË RINJ”/ Bullgari vendi parë i BE-së që po vaksinon pa prioritete
Previous article FITORJA NDAJ VLLAZNISË ËSHTË KUSHT/ Presidenti Halili bën gati premion te Tirana në rast triumfi

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT