• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO BLINTE ILAÇE DHE DO TË KTHEHEJ”/ Ekzekutimi i 1-shit të trafikimit të heroinës, zbardhet dëshmia e familjarëve në Polici
Home
Breaking News

“DO BLINTE ILAÇE DHE DO TË KTHEHEJ”/ Ekzekutimi i 1-shit të trafikimit të heroinës, zbardhet dëshmia e familjarëve në Polici

27 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familjarët e Behar Sofisë janë pyetur nga oficerët e grupit hetimor për të mësuar më shumë rreth ndonjë konflikti të mundshëm që viktima mund të ketë pasur dhe nëse ata kanë ndonjë dyshim konkret rreth autorësisë së ngjarjes.

“Nuk kemi pasur kërcënime dhe konflikte kohët e fundit. Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte ilaçe dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, mësohet të kenë deklaruar familjarët për grupin hetimor

Ndërsa lidhur me autorët e mundshëm, ata janë shprehur se nuk kanë asnjë dyshim. Emri i 65-vjeçarit nga Berati, që u ekzekutua të enjten në mes të Tiranës, ka dalë në skenë vetëm për dy ngjarje.

Në njërën nga mediat turke, në vitin 1998, me emrin Fatmir Sofia dhe në tjetrën në vitin 2009, por që në fakt edhe Policia, edhe media, u kujdes që të mos e përmendë me emër. Pozitat e tij vit pas viti vetëm sa forcoheshin, qoftë si biznesmen, qoftë si një nga personazhet më të rëndësishëm që drejtonte trafikun e heroinës. Lëkundjet e para nisën disa kohë më parë, kur ai u bë objekt i disa atentateve, që deri dy ditë më parë kishin dështuar.

Ish-ushtaraku, me lidhje të forta në Polici, baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, kishte vendosur që të banonte në një pallat në një prej zonave, që supozohej të ishte më e sigurta në kryeqytet, pikërisht për shkak të atentateve, por që në fakt nuk rezultoi aspak e tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FINALIZOHET OPERACIONI "URUS"/ Iu gjetën 1 kg kokainë, pranga 2 personave. U sekuestrohen një shumë parash
Previous article "TRESHE. UNË, TI DHE..."/ Jasmina nuk e pret aspak mirë dhe i kthehet keq Andit (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë Aktualitet

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë Aktualitet

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit… Aktualitet

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT