Një aksident i trefishtë me pasojë vdekje ka ndodhur në ‘Rrugën e Kombit’ mbrëmjen e sotme, në afërsi të qytetit të Rrëshenit, në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Një trailer është përplasur me mjetin tip “BMW” dhe me një automjet tjetër. Paraprakisht bëhet me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta brenda në mjet, pasi ka qenë e pamundur të nxirrej.
Policia është nisur drejt vendngjarjes dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrëfikësja që kanë bërë të mundur sharrimin e mjetit dhe nxjerrjen prej aty të trupit nga makina.


