• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID/ Ulen INFEKTIMET por rriten VIKTIMAT. Ja sa qytetarë janë VAKSINUAR
Home
Breaking News

DALIN SHIFRAT E COVID/ Ulen INFEKTIMET por rriten VIKTIMAT. Ja sa qytetarë janë VAKSINUAR

26 February, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 916 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 1001 persona.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 20 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1001 të vaksinuar, 3689 testime, 849 të shëruar, 916 raste të reja dhe 20 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antivCOVID.

Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3689 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 916 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  445 raste në Tiranë, 44 raste në Vlorë, 35 raste në Fier, Kavajë, 30 raste në Durrës, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Elbasan, 21 raste në Kukës, Berat, Sarandë, 20 raste në Gjirokastër, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Lushnje, 15 raste në Tepelenë, 12 raste në Kamëz, 11 raste në Kurbin, Peqin, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste në Mat, Bulqizë, 6 raste në Korçë, Malësi e Madhe, 5 raste në Krujë, Mirditë, Pogradec, 4 raste në Has, Delvinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, Rrogozhinë, Shijak, Skrapar, Vorë, 2 raste në Përmet, Ura Vajgurore, Dibër, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Librazhd, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

 

Statistika (26 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       916

Të shëruar në 24 orë     849

Të shtruar në spitale      625

Humbje jete në 24 orë   20

Testime ditore               3689

 

Testime totale          459,023

Raste pozitive          105,229

Raste të shëruara      68,007

Raste Aktive              35,466

Humbje jete               1,756

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22643

Fier         2651

Durrës     1673

Vlorë       1791

Shkodër   1363

Gjirokastër 1028

Berat        957

Korçë       903

Elbasan    887

Lezhë       846

Dibër       371

Kukës     353

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Identifikohen 62 lloje komplikacionesh, COVID prek të gjitha organet dhe...
Previous article ÇUDIT ME PARASHIKIMIN/ Kryemadhi: Opozita e bashkuar merr 100 mandate, PS...

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

SLANDALI ME PUBLIKIMIN E VIDEOVE SEKSUALE/ Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria Aktualitet

SLANDALI ME PUBLIKIMIN E VIDEOVE SEKSUALE/ Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT