Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare në provincën jugore të Malaga.
Raportohet se banda trafikonte lëndë narkotike në Itali, ndërsa ishte e vendosur në Spanjë.
Tetë persona u arrestuan në apartamente të ndryshme të cilat përdoreshin për të ruajtur lëndë narkotike, ndërsa në njërën nga magazinat u gjet një kamion i përdorur për transportimin e kafshëve.
Brenda kamionit u gjetën 239 kilogramë marijuanë dhe 60 kilogramë hashash, të cilat u futën në qesen e vakumit, shkruajnë mediat e huaja.
Policia spanjolle sekuestroi një kamion të përdorur për të transportuar lëndë narkotike, 6 makina luksoze, 16 telefona celularë dhe 8,500 euro.


