Prokuroria kërkon 21 vite burg për Griseldo Kusin, i cili ka vrarë teknikun e kondicionerit, Indrit Çela, në 22 gusht të 2019, në shtëpinë tij.
Gjykata e Tiranës më herët ka arrestuar edhe Albano Kusin, vëllain e Griseldos, ku akuzohej për “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve. Por më pas ai u lirua pasi fajin e mori përsipër vëllai i tij, Griseldo Kusi.
Në seancë Albano Kusi ka mohuar akuzën dhe është shprehur se ka qenë me të dashurën dhe nuk ka kryer asnjë veprim që të pengojë hetuesit për të zbardhur ngjarjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht 2019 rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit (babai i dy vëllezërve Kusi). Vetë
Vijon…




