• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANDEMIA/ Merkel: Gjermania në valën e tretë, çdo lehtësim i masave të izolimit duhet të….
Home
Nderkombetare

PANDEMIA/ Merkel: Gjermania në valën e tretë, çdo lehtësim i masave të izolimit duhet të….

23 February, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së koronavirusit, u tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, ligjvënësve të partisë së saj konservatore, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Tani jemi në valën e tretë”, tha Merkel, për të shtuar se çdo lehtësim i masave të izolimit, të ndërmarra në fund të vitit të kaluar, do të duhej të bëhej me kujdes dhe gradualisht.

Mbyllja e të gjitha bizneseve jothelbësore dhe kontrollet kufitare me Austrinë dhe Republikën Çeke – ku ka pasur shpërthime të rasteve me një variant më infektues të koronavirusit – thuhet se e kanë ndihmuar Gjermaninë që të zvogëlojë normën e infeksioneve ditore.

Por, fushata e ngadalshme e vaksinimit dhe rreziku i shpërthimeve të varianteve të reja mund ta bëjnë më të vështirë lehtësimin e masave kufizuese.
“Ne nuk mund të përballojmë ulje dhe ngritje”, tha Merkel, duke sugjeruar se ajo do të donte që kthimi në jetën normale të bëhet me kujdes, për të shmangur rivendosjen e masave të bllokimit.

Ajo shtoi se rritja e kapaciteteve të testimit mund ta bëjë kthimin në normalitet më të qëndrueshëm. Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit të kaluar, Gjermania ka regjistuar mbi 2.3 milionë të infektuar me koronavirus dhe mbi 68,000 viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POSTON VIDEON/ Rama: Nuk është “Game of Thrones”, është kalaja e Beratit
Previous article SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË EKIP/ Inter sfidon dy gjigantët e Premier League për mbrojtësin 21-vjeçar...

F.autor

Postime të ngjashme

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore Botë

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT