Breshëri automatiku janë dëgjuar pak minuta më parë në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës. Ende nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar. Policia ka nisur verifikimin për të gjetur vendngjarjen.
Banorë të zonës, thanë për Report Tv se u ndjenë shumë të frikësuar në këto ato momente.
‘U ndjenë në këtë krah. Isha jashtë vetëm në oborr. U frikësova shumë jam bërë e zverdhur dyllë, në këtë lagje nuk ka bërë vaki. U dëgjuan tre a katër të shtëna. Më kapën të dridhurat thashë se çfarë ndodhi.’- tha banorja.


