• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI I PERSONALITETEVE/ Rama: E turpshme. Zallamahi e krijuar nga zëdhënësit e opinionit publik
Home
Politikë

VAKSINIMI I PERSONALITETEVE/ Rama: E turpshme. Zallamahi e krijuar nga zëdhënësit e opinionit publik

22 February, 2021 Delo.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama foli sërish sot për akuzat mbi vaksinimin e personaliteteve në të 80-tat.

Rama tha se është e turpshme krijimi i një zallahie nga pseudo-personalitetet për personalitete, që sipas tij, i kanë dhënë kaq shumë vlera morale, shpirtërore e kulturore vendit tonë.

Sipas kryeministrit, nuk ka qenë kurrë qëllimi që të bëjë diferencime në vaksinim anti-Covid.

“Nuk kam thënë asnjëherë që do të vaksinohen personalitete jashtë kategorisë që ka radhën për t’u vaksinuar. Kjo është një zallamahi që e krijuat zëdhënësit e opinionit publik, me në krye disa pseudo-personalitete, që lëshuan një ofensivë pa asnjë dinjitet, pa asnjë kuptim, pse po vaksinohen disa njerëz që janë 80-vjecarë e plus.

Të bëhet gjithë kjo për 20-30 njerëz, që i kanë dhënë këtij vendi shumëçka kanë pasur dhe që janë kontribuues në krijimin e vlerave morale, shpirtërore, kulturore, historike, të këtij vendi, kjo është e turpshme. Nëse ne do të kishim bërë një grup personalitetesh pa llogaritur këto kategori dhe do të kishim veçuar njerëzit në mosha të ndryshme, atëherë kjo do të hante një diskutim të fortë. Por kjo nuk ka qenë në qëllimet tona, as në realitetin e vaksinimit. Ne jemi në kushtet kur po luftojmë ditë-natë për të siguruar sa më shumë doza vaksinash.

70% e vaksinave të prodhuara sot në planet janë marrë nga 10 vende, 30% tjetër është ndarë mes shumë vendeve tjera, përfshirë dhe Shqipërinë. Unë e kuptoj shumë mirë që nëse shohim sot raportin e popullsisë dhe nevojës me dozat që kemi, dozat janë të vogla, por ama kemi filluar vaksinimin dhe po ecim. Sfida jonë është të mos ndalemi, por të kemi më shumë doza. Shumë shpejt do të kemi më shumë doza. Do të provoj edhe njëherë që kur bie një hall në këtë vend, ka vetëm një adresë për ta zgjidhur, Edi Rama dhe PS”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Kurba në rritje, SHBA në prag të 500,000 vdekjeve nga koronavirusi
Previous article "VEPRIMTARIA E TIJ ILEGALE NË SYTË E TËVE"/ Rama për Metën: Ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës

Delo.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT