• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO IKIM PËR TË MOS TURPËRUAR…”/ Naço dhe Rehovica i përgjigjen presidentit për ‘llumin’: Pastrimi do të vazhdojë…
Home
Politikë

“DO IKIM PËR TË MOS TURPËRUAR…”/ Naço dhe Rehovica i përgjigjen presidentit për ‘llumin’: Pastrimi do të vazhdojë…

21 February, 2021 s.autor Politikë

112 gra nga strukturat e LSI-së së Beratit janë larguar nga LSI sot për tju bashkuar Partisë Socialiste. Ka qënë kryetarja e Gruas së Rajonit nr.2 të LSI Berat, Entela Vreko ajo që ka folur në emër grave të larguara sot nga LSI. Vreko ka deklaruar se, ishte një vendim i vështirë por i pashmangshëm për të dhe të gjitha gratë e tjera,që kanë kontriubuar në LSI që nga krijimi i saj.

“Jam e keqardhur që LSI është kthyer në një parti klanore dhe farefisnore. Pakënaqësitë tona kanë filluar që në vitin 2015 me eksperimentin që lidershipi i LSI-së ka bërë kryesisht me bashkinë e Beratit. Modeli që LSI solli në bashkinë e Beratit ishte një model qeverisje i dështuar që në nisje, si pasojë e vendosjes së një kryetari (kushëri) hajdut, imoral, tinzar dhe shpitëzi. Ky ishte modeli i korrupsionit, nepotizmit,ryshfetit dhe pabesisë që vuajtën jo vetëm anëtarët e LSI-së por gjithë qytetarët e Beratit. Tendera korruptivë dhe pa cilësi, punësime nepotike dhe me pagesë si dhe imoralitet pa fund. Sot LSI këtë model na e risjellë si qelibar kandidat për deputet. Si mund të jemi ne më pjesë e kësaj partie dhe të votojmë këto modele që na imponohen nga larte? Si mund t’ja bëjmë ne këtë qytetarëve të Beratit dhe fëmijeve tanë? Ne nuk ja lejojmë më vetes të përdoremi dhe ripërdoremi për interestat e ngushta familjare të askujt. Na ngelet vetëm një gjë për të bërë, të ikim për të mos turpëruar veten tonë”-,ka thënë Entela Vreko. Gledion Rehovica ka folur menjëherë pas largimit të 112 grave të LSI-Berat. Ai ka deklaruar se po vazhdon pastrimi i LSI-së nga “llumi”.

“Ju e patë edhe sot që jemi në kuadrin e vazhdimit të pastrimit të LSI-së nga llumi, pastrim që do të vazhdojë edhe në ditët e javët në vazhdim”-,ka thënë Rehovica. Sakaq ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço i pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta, se po largohet ‘llumi’ i ish-partisë që ai ka drejtuar, tha se: ‘Nuk kam asnjë koment më shumë, se të them nuk pres asgjë nga ajka e kombit në këtë drejtim, nuk dua të merrem me të kaluarën, por me të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ju keni qenë i pranishëm me takimet që kemi bërë, sot duke respektuar rregullat anti-COVID. Në mënyrë vullnetare 120 gra, të pastra, dhe jo llumi, mbështetën PS-në.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshë të re dekani i FGJH-së, si pasojë e...
Previous article NGA IMUNITETI TEK BLLOKIMI I TRANSMETUESHMËRISË SË VIRUSIT/ Shkencëtarët: Shumë shpejt nisin provat për vaksinat e reja

s.autor

Postime të ngjashme

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT