Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotot të ndryshimit që ka pësuar depoja farmaceutike e QSUT-së në 7 vite.
Sipas tij ky është një transformim si nata me ditën, pasi nga një magazinë e ububushme është kthyer në një depo farmaceutike me standarte europiane.
“Po mirë me çfarë kurajoje mund të mohohet sot transformimi si nata me ditën në vetëm 7 vjet i sistemit tonë spitalor.
Shikojeni se si ishte depoja farmaceutike e QSUT 7 vjet më parë, një magazinë e ububushme ku mbaheshin jashtë çdo standardi ilaçet e spitalit qendror të Shqipërisë dhe ja si është sot, një depo farmaceutike spitalore e standarteve europiane.
Kush nuk e di nga është nisur, nuk e ka idenë ku është dhe as nuk ka shans të arrijë ku do, përkundrazi rrezikon të kthehet mbrapsht pa e kuptuar as vetë se si! Prandaj të jemi të pakënaqur me tëra problemet e mprehta që akoma ka shërbimi shëndetësor, por të jemi gjithashtu të bindur, se siç janë përmbysur realitete dramatike si kjo depo farmaceutike e plot të tjera, do të zgjidhen me radhë e me vullnet, punë, durim edhe problemet më të mprehta”, shkruan Rama.




