Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vizituar ditën e sotme spitalin e Elbasanit. Aty ka nisur edhe procesi i vaksinimit anti-Covid për bluzat e bardha.
Kreu i qeverisë po inspektonte nga afër këtë proces, ku nuk kurseu as batuat me një mjek të spitalit.
Kryeministri vuri re që mjeku në fjalë ishte tifoz i skuadrës italiane të futbollit, Inter. Kujtojmë që vetë Rama është me Juventusin.
Si pasojë kreu i qeverisë e ngacmoi mjekun dhe të pranishmit nuk e mbajtën do të qeshurën.
Pjesë nga kjo bisedë e Ramës me mjekun:
Rama: Me Interin mo doktor?
Mjeku: Po!
Rama: Po pse me Interin mo doktor dhe jo me Juven?!
Mjeku: Ka 10 vite që na lodh
Rama: Dhe për t’u çlodh morët një juventin





