• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KQZ NIS TESTIMIN E TEKNOLOGJISË NË ZGJEDHJE/ Celibashi: Verifikimi në 1 minutë…
Home
Politikë

KQZ NIS TESTIMIN E TEKNOLOGJISË NË ZGJEDHJE/ Celibashi: Verifikimi në 1 minutë…

20 February, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

KQZ nisi me testimin e teknologjisë në zgjedhje. Ky testim po kryhet ne prezencën e përfaqësuesve të partive politike, atyre të OSBE dhe përfaqësuesve të ambasadave, KQZ demostroi përdorimin e pajisjeve për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Fillimisht kryhet kolaudimi e më pas vuloset. Janë komisionerët e qendrës së votimit që heqin vulat e mandej nisin përdorimin.

Pas ndezjes së pajisjes vendoset numri qendrës së votimit. Kryetari dhe sekretari verifikojnë numrin e qendrës së votimit dhe atë të votuesve. Më pas merret vendimi për hapjen e qendrës së votimit.

Hapet pajisja dhe printohet proces verbali me numrin e votuesve që në start është zero. Më pas skanohet karta dhe del informacioni votuesit.

Pajisja shfaq foto e votuesit të dhënat. Votuesi vendos shenjën e gishtit e më pas nga pajisja printohet proces verbali që e mban komisioni e më pas votuesi i drejtohet kutisë së votimit.

Nëse një votues paraqitet për herë të dyte për te votuar momentin kur futet karta e identitetit pajisja lëshon një alarm.

Në rastet kur karta e identitetit është e dëmtuar dhe nuk e lexon pajisja atëherë numri futet manualisht.

Gjatë fjalës së tij kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara.

“Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje koha e shkurtër për te identifikuar votuesin. Një minutë e pak sekonda. Pajisja e verifikon qartë votimin me kartë të falsifikuar apo tentativën për të votuar dy herë, është pjesë e kësaj qendre votimi apo jo. Ai që tenton ta bëjë votimin dy herë, apo me kartë të falsifikuar identifikohet lehtësisht.

Demonstrimi i sotëm ishte paraprak për të shuar kuriozitetin dhe ishte një mundësi se kjo pajisje funksionon. Për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, me shumë mundësi do të jetë qendra e votimit në njësinë nr 8 në Tiranë” tha Celibashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË LEZHË/ 21 vjeçari vë dorë mbi nënën e tij, e dhunon fizikisht. Policia...
Previous article NJË TJETËR "SKANDAL"/ Ana kapet “mat” me konkurrentin e ri të “Për’puthen” (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT