• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITEN INFEKTIMET NË KOSOVË/ 340 raste të reja dhe 10 persona humbën jetën në 24 orët e fundit
Home
Rajon

RRITEN INFEKTIMET NË KOSOVË/ 340 raste të reja dhe 10 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

19 February, 2021 s.autor Rajon

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 340 raste dhe janë raportuar 10 viktima në 24 orët e fundit.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është rritur ndjeshëm, pasi dje u regjistruan 285 raste të reja dhe humbën jetën si pasojë e virusit 5 persona.

Numri i personave që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19, gjatë 24 orët e fundit është 411.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 65.690, ndërkohë që ai i viktimave është 1.568 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas një shqyrtimi të situatës epidemiologjike në vend vendosi që të lehtësohen masat anti-COVID. Një ndër masat e reja të cilat hynë në fuqi ditën e sotme është heqja e orës policore në ‘zonat e kuqe’ në të gjithë vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT E DY MBESAVE TË ISH-DEPUTETIT TË PD/ Flet doktoresha e akuzuar: Erdhi në spital dhe skaneri tregoi se...
Previous article SKANDAL I SHËMTUAR NË BEOGRAD/ Shikoni çfarë i bën Ibrës tifozi i Crvena Zvezdës

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT