• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LOJTAR I KATEGORISË SË TRETË”/ Rama ironizon Metën: Nderon Selam Musain, por fut në sherr Selenicën dhe Orikumin
Home
Politikë

“LOJTAR I KATEGORISË SË TRETË”/ Rama ironizon Metën: Nderon Selam Musain, por fut në sherr Selenicën dhe Orikumin

19 February, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama nuk i ndali ironitë në drejtim të presidentit Ilir Meta. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Vlorë, Rama tha se presidenti po ndal investimet në qytetin turistik.

Sipas tij, Meta është i zënë për të dhënë dekorata për personat e vdekur dhe të bllokojë investimet që qeveria ka projektuar për Vlorën.

“Nga 1991 deri në 2013 do të vinit duart në kokë, krahasuar me Kamzën me shifra. A e dini që kemi investuar më shumë në Kamzë se në Vlorë, s’kam gjë me Kamzën, kemi investuar dhe atje, por Vlora është Vlorë. Partia e leskove e kanë parë Vlorën si të humbur. Damiani bënte një kalkulim për të gjitha që janë bërë në Vlorë për kaq vite, shifra është 1 miliardë euro. Po diskutonim që të mos binte kjo në vesh të të tjerëve. Po të marrësh 1 miliard për 30 vjet, në Vlorë kemi shlyer një borxh, jo vetëm të PS, por të Tiranës, atyre të qendrës që vinin këtu për një minutë heshtje tek varri i Ismail Qemalit, vinin këtu për heronjtë, por Vlorës i vendosën bërrylin në fyt. Nëse ka një vend që vota të mos jetë përkatësi patriotike dhe historike, vota të jetë vlonjate, është ky këtu. Vlonjatët duhet ta kenë për Vlorën më tepër se partia. Këtu u bë luftë për vota nga presidenti për projektin e Vlorës. Nuk i mjaftoi Ilir Metës dhe leskove që Vlora priti çerek shekulli që të vinin investimet nga Tirana. Këtu vetëm një 100 vjetor pavarësie u bë, iu dhanë disa lekë dhe u harrua. Të vish tani president, që para disa kohësh dhe medalje për të vdekurit, vjen njëri që është president me kohë të caktuar. Këtu vjen një që është më keq se Bujar Nishani dhe i jep medalje Selam Musait. Ç’a është? Nderi i kombit është një njeri që është gjallë dhe ka dhënë kontribut për atë që ka bërë. Shkuam dhe ne, u bëmë pjesë e saj. Po më pas Ç’a është? Nderi i kombit është një njeri që është gjallë dhe ka dhënë kontribut për atë që ka bërë. Vjen dhe i nderon Selam Musain, duke ndaluar projektet e Vlorës, duke futur në sherr Orikumin dhe Selenicës, lojtarë i kategorisë së tretë. Vjen presidenti sikur është i Selenicës dhe mbron Orikumin”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Bien nga skela 2 punëtorë në Ishull-Lezhë, njëri prej tyre...
Previous article "PAÇ FATIN E LILJANËS"/ Rama IRONIZON spotin e PD-së: Sa të fitojë PD-ja, hajde blini ilaçet tek farmacia ime

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT