Në përgjithësi si e gjykoni qeverinë Rama në këtë mandat të dytë?Sipas sondazhit të realizuar nga Piepoli, 16 % e qytetarëve të përfshirë e cilësojnë të shkëlqyeshëm mandatin e dytë të qeverisë Rama.
Ndërkohë pjesa më e madhe, më konkretisht 33% e vlerësojnë mirë, 14% mjaftueshëm ndërsa 18 % e konsiderojnë të dobët.
Gjithashtu 19% e cilësojnë të keq 4-vjeçarin e dytë të qeverisë socialiste.



