• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT E XHELAL MZIUT PËR BLLOKIMIN NGA DËBORA/ Prefekti i Dibrës: Shumica e rrugëve kanë qenë të hapura, nuk ka munguar energjia elektrike
Home
Sociale

AKUZAT E XHELAL MZIUT PËR BLLOKIMIN NGA DËBORA/ Prefekti i Dibrës: Shumica e rrugëve kanë qenë të hapura, nuk ka munguar energjia elektrike

18 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Nexhbedin Shehu, prefekti i Dibrës i është përgjigjur akuzave të drejtuesit politik të PD-së në këtë qark Xhelal Mziut lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës. Në një lidhje direkte me Report Tv, Shehu shprehet se që prej ditës së parë të reshjeve të dëborës, janë marrë masat e nevojshme dhe se rrugët nacionale kanë qenë të hapura. Ai tha se përjashtim bënte vetëm një segment Skuraj-Burrel.

Sipas Shehut, edhe rrugët rurale kanë qenë 70% të hapura ditën e parë ndërsa në ditët në vijim është bërë e mundur lirimi i tyre. Prefekti i Dibrës thotë se energjia elektrike nuk ka munguar për këtë qark, me përjashtim të disa fshatrave në Lurë.

“Unë kam ndjekur prononcimin e zotit Mziut. Thëniet e tij nuk qëndrojnë. Dëbora që ra në datë 14 dhe 15 në qarkun Dibër dhe ju them që 300 km rrugë nacionale kanë qenë të hapura pa pushim. Përjashtim bën segmenti Skuraj-Burrel ku kemi pasur avari 4 orë. Të gjithë rrugët e tjera kanë qenë të kalueshme. Ka pasur sektorë ku kalohej me zinxhirë, shërbimet e policisë kanë qenë në terren. Janë porositur udhëtarët që vinin nga Tirana që të kenë mjete me zinxhirë. Më datë 15, të katërt bashkitë kanë aktivizuar sektorët e emergjencave civile dhe ditën e parë kemi pasur 70% të rrugëve rurale, 2000 km rrugë të hapura. Kanë vajtur borëpastrueset në Lurë, Selishten, Kalanë e Dodës. Furnizimi me energji elektrike ka qenë non stop duke bërë përjashtim vetëm Lurën për 48 orë. Bora ka qenë stuhi 24 orë dhe ka qenë normale për Dibrën. Në ditën e dytë të dëborës ne kemi shkuar dhe në fshatrat e thellë” – tha prefekti.

Prefekti është përgjigjur dhe për rastin e humbjes së jetës të së moshuarës tre ditë më parë pranë fshatit Limnjan e cila po transportohej në spitalin e Peshkopisë. Ai thotë se rruga nuk ka qenë problematike por e moshuara ka pësuar hemorragji cerebrale dhe nuk ka qenë e mundur të mbijetonte.

“Njerëzit i sigurojnë ushqimet në shtëpia. Energji elektrike ka pasur pa ndërprerje 24 orë pa ndërprerje në Dibër. Përjashtim bëjnë 3 fshatra të Lurës. Ka pasur në dispozicion në të gjithë kohën ndihma mjekësore. Fatkeqësia e zonjës, ka pasur hemorragji cerebrale. Rruga do 40 minuta ndërsa 50 minuta bëhet për shkak të dëborës – u shpreh Shehu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AKSIN ELBASAN-TIRANË/ Përplasen dy makina në afërsi të tunelit të Kërrabës, plagosen shoferët (FOTO)
Previous article RRËFIMI I RRALLË PËR "AS"/ Mesfushori Bare: Për futbollin sakrifikova gjithçka, jetova pa shokë dhe larg familjes...

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT