• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA NË SHQIPËRI/ ISHP: E kaluam pikun e valës së tretë, por “VIRUSI ANGLEZ” është mes…
Home
Breaking News

PANDEMIA NË SHQIPËRI/ ISHP: E kaluam pikun e valës së tretë, por “VIRUSI ANGLEZ” është mes…

18 February, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqipëria ndodhet në valën e tretë të pandemisë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se piku i kësaj vale ishte javën që kaloi, kur në Shqipëri u shënuan 1239 raste, në 4562 testime të kryera.

“Jemi në një valë të tretë të pandemisë dhe shpresojmë që pikun e saj ta kemi patur ditët që kishim mbi 1 mijë raste dhe ndoshta në ditët në vijim do të na ulet gradualisht ky numër rastesh” – thotë Rovena Daja.

Tirana, Gjirokastra dhe Lezha kanë incidencë më të madhe.

“Pozitiviteti ka arritur rreth 30 përqind, megjithatë ditët e fundit kemi një tendencë pak në rënie. Incidenca është 3374.7 për 100 mijë banorë. Incidencë të lartë vazhdon të ketë Tirana, meqenëse ka dhe densitetin më të lartë të popullsisë”.

Ekspertët thonë se në vend ka transmetueshmëri të lartë të virusit. Teksa jemi në pritje të përgjigjeve nga laboratori i Londrës për mutacionet e Covid, Daja thotë se mund të ketë një konfirmim pozitiv.

“Fakti që kemi një numër të lartë të rasteve, vetëm virusi i cili është anglez shkakton një virulencë dhe një përhapje kaq të madhe. Ndoshta vërtetë ky virus ka ardhur. Ne e presim që ndoshta mund të kemi një konfirmim pozitiv nga laboratori”.

Sipas projeksioneve të Institutit të shëndetit publik, kurba e infektimeve pritet të mbetet e lartë deri në fund të muajit Shkurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON PËRFORICME NË PRAPAVIJË/ Po shkëlqen me skuadrën e Ligue 1, Milan ndjek me interes mbrojtësin argjentinas...
Previous article PAMJET/ Shihni veprimin e shoferit të autobusit në Tiranë, thyen çdo rregull qarkullimi

F.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT