Temperaturat e ulëta vijojnë të jenë prezente në vend dhe sipas meteorologëve do të shohim një ndryshim të motit në fundjavë.
Por ndërkohë, Autoriteti Rrugor bën me dije se pavarësisht temperaturave, të gjitha akset kombëtare janë të kalueshëm dhe nuk ka probleme.
Shoferëve i bëhet apel që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë, për të shmangur çdo aksident të mundshëm.


