Politikë e ndyrë’, kështu i cilëson zëvendës kryeministri Erion Braçe reagimet e presidentit Ilir Meta për menaxhimin e situatës së pandemisë nga qeveria.
Në një reagim në rrjetet sociale Braçe ka nxjerrë një thirrje të presidentit i cili thekson se situata e pandemisë në vend po shkon drejt katastrofës kombëtare.
Por nga ana tjetër Braçe ka publikuar edhe fotot e presidentit teksa po zhvillon sipas tij një mbledhje politike me 30 veta pa maskë dhe pa asnjë masë.
‘Politikë e ndryrë! Në Facebook: Katastrofë nga COVID! Në Vranisht: Vendosmëri për të përhapur vetë COVID-in, mbledhje politike me 30 vetë, pa maskë e asnjë masë! Kjo është politika e ndyrë çdo ditë!’- shkruan Braçe.
Kliko linkun
https://www.facebook.com/erionbrace.alb/photos/a.133776018484332/213496670512266/?type=3


