• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI RA “KOMPLEKSI PARTIZANI” NË DUART E BERISHËS? Rama për investigimin e Report Tv: Shpresoj që drejtësia e re ta zbardhë deri në fund…
Home
Politikë

SI RA “KOMPLEKSI PARTIZANI” NË DUART E BERISHËS? Rama për investigimin e Report Tv: Shpresoj që drejtësia e re ta zbardhë deri në fund…

18 February, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguarpër investigimin e Report TV, përmes të cilit kanë dalë në dritë fakte të reja të dosjes se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin “Partizani”, duke e kaluar atë në duart e familjes së tij.

Bashkangjitur videos së dokumentarit të Report Tv, Rama shkruan se shpreson që  institucionet e reja të drejtësisë, të cilat sipas tij kanë nisur të ndezin dritën e shpresës pas 100 vjetësh padrejtësi, do ta zbardhin deri në fund nën dritën e ligjit këtë histori të cilën e quan të hatashme dhe keqbërëse ndaj shtetit, pronës dhe shoqërisë.

Ndërkaq kryeministri ngre pyetjen se sa e madhe do jetë kjo “çorbë”, sepse faktet e reja të zbuluara në dokumentarin e parë janë vetëm fillimi, pasi do të ketë edhe 2 pjesë të tjera, njëra prej të cilave do të publikohet ditën e sotme në orën 19.30 në Report TV. Në pjesën e dytë të investigimit do të tregohen gjithë lëvizjet dhe presionin që strukturat e qeverisë Berisha, edhe me firmën e vetë kryeministrit, bënë për ta dorëzuar më në fund atë truall tek Jamaber Malltezi dhe trashgimtarët e tjerë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë dokumentar investigativ tejet interesant të Report TV, duke ngritur pyetjen se sa e madhe qenka kjo çorbë vallë përderisa kjo është vetëm njëra nga tre seritë e dokumentarit, si edhe duke shpresuar se institucionet e reja të drejtësisë, të cilat kanë nisur të ndezin dritën e shpresës tek drejtësia në këtë vend pas 100 vjetësh padrejtësi, do ta zbardhin deri në fund nën dritën e ligjit një histori kaq të hatashme keqbërjeje ndaj shtetit, pronës, shoqërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme Report TV ka gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës. Ajo që del nga investigimi është një histori me një mijë pika të errëta, në të cilat shfaqen jo vetëm dyshime për korrupsion dhe abuzim, por që mbi të gjitha, tregojnë sjelljen e një sistemi të tërë shtetëror që, me përjashtime të rralla, pranoi të gjunjëzohej para Berishës duke shkelur çdo normë etike dhe çdo procedurë. Më parë për këtë investigim ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PEZULLUAN ME 10 NDESHJE NGA KOMISIONI I DISIPLINËS/ Por ja pse Nuabueze dhe Carkanji mund t’ia hedhin me 5
Previous article "NUK KA QENË DASHURI..."/ Habit RIniani i "Për´puthen": E tradhtova 3 herë deri sa më tha…

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT