• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS/ uçi uron Osmanin: Institucionet e reja do të përballojnë me sukses sfidat e mëdha
Home
Politikë

DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS/ uçi uron Osmanin: Institucionet e reja do të përballojnë me sukses sfidat e mëdha

17 February, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar Kosovën me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.

Në një mesazh drejtuar homologes së tij Vjosa Osmanit, kryeparlamentari Ruçi nënvizon Kosova e pavarur, rezultat i Kosovës së lirë.

Ruçi shton se Shqipëria mbështet dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe se institucionet e reja do të përballojnë me sukses sfidat e mëdha.

“Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ju dërgoj urimet më të përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës për liri, sovranitet e drejtësi. Kosova e pavarur është rezultat i Kosovës së lirë.

Liria e Kosovës është rezultat i luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj e strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Ne kemi besim se rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit do të prodhojnë institucione të forta e të qëndrueshme, të afta për të përballuar sfidat e mëdha e të vështira të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, sot e në të ardhmen.

Në këtë mision fisnik, Ju garantoj se Kuvendi dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të kenë, si edhe më parë, mbështetjen e Kuvendit dhe institucioneve të Shqipërisë.

Shqipëria ka përshëndetur marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga ShBA, mbështet dialogun midis të dy vendeve, ndërmjetësuar nga BE, si edhe qëndrimin e Presidentit Biden se thelbësore për ecjen përpara të të dy vendeve është një zgjidhje gjithëpërfshirëse, drejt njohjes së ndërsjelltë, e cila do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të të dyja shteteve dhe do të avancojë aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Europian.:, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE NË IZRAEL/ Foshnja infektohet me COVID në barkun e nënës, lind i vdekur
Previous article PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ Ministrja Kushi prezanton Inën, studenten ekselente të punësuar nga platforma "Punë të Mbarë"

s.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT