Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga stadiumi “Air Albania” se pritet një marrëveshje për 360 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Astra Zeneca. Rama tha se për 1 mijë persona vaksinimi mbyllet këtë javë, teksa nesër do të nisë dhe në Vlorë.
“Skemi pas asnjë humbje jete si rezultat i bllokimit total dhe karantinimit total. Rreth 1000 persona vaksini do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga mati dhe bulqiza, nesër do jemi në vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë eprsonalitete që duhet ti mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalim,e
Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me astrazenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe atu kemi shumë shopreas ërealiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur se skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit.”, tha Rama.


