COVID-i vijon të tregohet i pamëshirshëm duke marrë edhe jetën e të rinjve.
Report Tv mëson se ditën e sotme ka ndërruar jetë një 31-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte i shtruar prej 2 javësh në spitalit COVID-2 në Tiranë. Referuar burimeve, 31-vjeçari nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Kujtojmë që pak ditë më parë, humbi jetën nga COVID në moshën 35-vjeçare Julian Buzo, montazhier në Klan Tv.
Javëve të fundit, COVID është treguar shumë agresiv edhe te moshat e reja. Ekspertët e shëndetësisë e lidhin këtë me variantet e reja të këtij virusi që duket se kanë hyrë në Shqipëri.


