Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, në banesën e një të moshuare. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe.
Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


