• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT/ Ka përfunduar numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Kosovë, fitore historike e Vetëvendosjes
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT/ Ka përfunduar numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Kosovë, fitore historike e Vetëvendosjes

16 February, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fiton bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit, ku me përfundimin e numërimit të votave në të gjitha vendvotimet e Kosovës, subjekti fitues, ka marrë 47,86% të votave, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që merr këtë rezultat të lartë.

Pas kësaj partie, vendin e dytë e zë PDK, me 17,41%. Pas PDK’së radhitet LDK-ja me 13,08%. Ndërkaq, AAK ka marrë 7,43%, kurse Nisma Socialdemokrate 2,60%.

Pas humbjes së thellë që ka pësuar, Isa Mustafa dje ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë. Teksa ka folur për mediet Mustafa ka deklaruar se nuk e priste rezultatin e dobët në zgjedhje, ndërsa shtoi se LDK së shpejti do të ketë kryetarin e saj të ri, dhe do të mobilizohet për t’u rikthyer fuqishëm. Pas dorëheqjes së Mustafës, tashmë edhe kryesia e LDK në bllok ka paraqitur dorëheqjen. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i LDK Lutfi Haziri.

Enver Hoxhaj lideri i PDK-së ka pranuar humbjen, duke uruar Albin Kurtin, e duke theksuar se nuk do të jetë në qeverinë e re. Në ndryshim nga Hoxhaj, AAK e Ramush Haradinajt është shprehur e gatshme për të qenë në koalicionin qeverisës.

Ekipi i Report Tv prej 2 ditësh ndodhet në Kosovë, për të ndjekur hap pas hapi procesin zgjedhor e për të raportuar mbi informacionet më të fundit minutë pas minute. Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 17-vjeçare futbollisti shqiptar...
Previous article AKUZA PËR KRIME LUFTE/ Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi dalin sot përpara Speciales

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT