• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI I INSTAT/ Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019
Home
Ekonomi

RAPORTI I INSTAT/ Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

16 February, 2021 Delo.autor Ekonomi

Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtimi i tyre të paktën sipas statistikave zyrtare nuk u shoqërua me rritjen e prodhimit për punonjës. Ecuria tregon se, rritja e numrit të të punësuarve nuk e ka rritur produktivitetin në ekonomi dhe për rrjedhojë, edhe të ardhurat e tyre, sipas të dhënave INSTAT të azhurnuara në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve më 2019.

Prodhimi për të punësuar shënoi 2673 mijë lekë më 2019, nga 2698 mijë lekë më 2018 duke shënuar rënie me një rënie gati 1%. Në ndërmarrjet ekonomike aktive në vitin 2019 janë punësuar 530.853 persona, rreth 15 mijë të punësuar më shumë, ose 3% rritje në raport me vitin 2018. Ekspertët dhe institucionet financiare ndërkombëtare analizojnë se produktiviteti i punës ka rënë në Shqipëri për dy arsye kryesore. E para, shumica e vendeve të reja të punës nuk janë hapur rishtas, por janë formalizuar, për rrjedhojë nuk kanë se si të ndikojnë në prodhim. E dyta, stoku i ri i punësimit më 2019 ka ndodhur në sektorë me vlerë të ulët pagese.

Më parë, Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare vuri në dukje se, vëllimet e produktivitetit të punës ndryshuan në Shqipëri dhe të gjithë rajonin me tendencë rënie. Përjashtim bëri vetëm Bosnja, e cila tregoi një rritje të jashtëzakonshme 5.2%. Të gjitha vendet e tjera të rajonit raportuan  ngadalësim, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi raportuan rënie të fortë të produktivitetit në vitin 2019.

Në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor punësimi u rrit më shumë se rritja ekonomike, për pasojë të punësuarit ndajnë më pak fitime nga puna gjatë vitit të kaluar. Ekspertët vlerësojnë se në afat të mesëm dhe të gjatë, produktiviteti i punës në Shqipëri dhe në Ballkan do të cenohet nga zhvillimet demografike dhe cilësia e ulët arsimore.

Popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) vazhdoi të zvogëlohej në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, një prirje e nxitur nga plakja e popullsisë dhe rritja e vazhdueshme e emigrimit.

Që nga viti 2012, popullsia në moshë pune në vendet e Ballkanit Perëndimor ra me rreth 762,000, ose 6 për qind. Bosnja dhe Hercegovina është prekur më së shumti, duke raportuar rënie prej më shumë se 20%, e ndjekur nga Serbia (-10%), Shqipëria (-8.8%), Mali i Zi (-3.1%) dhe Maqedonia e Veriut (-1.4%). I vetmi vend që raportoi rritje të konsiderueshme ishte Kosova (me 5%).

Zhvillimet demografike po ushtrojnë presion mbi modelet ekonomike të rajonit. Ekspertët e Vjenës bëjnë thirrje se Shqipëria dhe Ballkani duhet të rrisin aftësitë mësimore si baza për t’u orientuar drejt ekonomisë së inovacionit.

Në ndërmarrjet ekonomike aktive gjatë vitit 2019, janë punësuar 530.853 persona. Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar kanë 41,4% të numrit gjithsej të të punësuarve, të cilët realizuan 46,8% të shitjeve neto dhe 55,8% të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1,4% të ndërmarrjeve aktive./B.Hoxha

/Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA PËR KRIME LUFTE/ Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi dalin sot përpara Speciales
Previous article COVID-19/ Franca nuk dëshiron mbylljen e kufijve nga ana e Gjermanisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT