• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MEDEA” PËRFSHIN GREQINË/ Bora mbulon Athinën, temperatura deri në -20 gradë, rrugë e shkolla të mbyllura
Home
Rajon

“MEDEA” PËRFSHIN GREQINË/ Bora mbulon Athinën, temperatura deri në -20 gradë, rrugë e shkolla të mbyllura

15 February, 2021 s.autor Rajon

Temperatura polare dhe ngricë ka sjellë fenomeni “Medea” në Greqi gradualisht nga fundjava në veri të vendit. Sot paradite “Medea” në Atikë, duke mbuluar me borë edhe Athinën. Deri në mbrëmje fenomeni pritet të ketë pushtuar gjithë vendin, me reshje të shumta dëbore dhe temperatura nën 0 edhe në ishullin e Kretës.

Termometri tregon -20 në Kozani, -17 në Florina e zonat e veriut të Greqisë. Sot shkollat e periferisë së Selanikut dhe gjithë veriut të Greqi, Athinës dhe Greqisë Qendrore si dhe në zona të tjera të vendit, akoma dhe sa funksiononin periudhën e lockdoën, për herë të parë u mbyllën nga moti i rrezikshëm.

Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Chrysochoidis nuk lejohet qarkullimi në të gjitha akset e autostradës së Greqisë. Ministri ka deklaruar se është duke e ndjekur ecurinë e fenomenit “Medea”, do të ketë lëshime nëse nuk ka probleme dhe se vendimi është marrë për të mos rrezikuar asnjë jetë. Ministri lejoi për mesditën e të hënës qarkullimin e automjeteve me tonazh mbi 3.5 tonë në aksin Athinë-Korinth.

Të shumta janë rrugët qendrore të mbyllura si në veriun e Greqisë, në zonën qendrore të vendit dhe nga mëngjesi i sotëm në periferinë e Atikës. Probleme janë shfaqur dhe në rrjetin elektrik, me shkëputje të linjës së korrentit në pak zona veriore të vendit, nga dëmet e shkaktuara në stacionet e furnizimit.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve bën thirrje të kufizohen lëvizjet ndërsa në gatishmëri është mekanizmi shtetëror për të përballuar problemet e mëdha të shkaktuara nga dëbora, që në disa zona, si Pela, Imathia, Ksanthi,Trikala, ka kaluar mbi 1 m.

Dëbora ka mbuluar gjithë zonën përreth Athinës, termometri tregon 0 gradë, fenomen i rrallë për kryeqytetin grek, ndërsa bardhësisë deri tani i ka rezistuar vetëm qendra përreth Akropolit.

Paralelisht, në Greqi vihet re një rritje e ndjeshme e të infektuarve nga covid-19 por edhe mutacionet, vetëm ditën e djeshme 14 shkurt rezultuan pozitivë në mutacionin britanik dhe atë të Afrikës Jugore 94 pacientë, ndërsa 23 pacientë humbën jetën nga virusi.

Lockdoën total është në fuqi në periferitë e Atikës, Achaia (përfshi ishullin Zakinthos), Evia, Rethimno, Selanik dhe Chalkidiki, ndërsa vijojnë me rritmet më të larta të mundshme edhe vaksinimiet e qytetarëve.

Dy qendrat MEGA të vaksinimit funksionojnë nga sot në Athinë e Selanik. Të vendosura në ambientet me përmasa stadiumi të Helexpo, të dy qendrat pritet deri në mars të kenë mbuluar përqindjen më të lartë të kërkesave, gjithmonë në varësi të furnizimit me vaksina, siç theksojnë dhe përfaqësues të qeverisë greke. Për momentin, vijon procesi me vaksinat e kompanisë Pfizer.

Stacionet MEGA të vaksinimit kanë kapacitet tepër të lartë, 96 qendra në Athinë, 108 qendra në Selanik, të cilat mund të arrijnë mbi 150.000 vaksinime mujore çdo qendër, që pritet të arrihet gradualisht në muajin Mars. Qeveria greke deklaroi se për momentin, në Athinë funksionojnë 48 qendra vaksinimi të stacionit, ndërsa në Selanik 24 qendra vaksinimi për moshat 75 vjeç e lartë.

Njëkohësisht, në Greqi fillon nga dita e sotme për moshat 60-64 vjeç përdorimi i vaksinës së kompanisë së shumëpërfolur, Astra Zeneca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGRICA TË TILLA S´KA PASUR..."/ Balluku: Asnjë aks i bllokuar, qytetarët të respektojnë rregullat
Previous article TREND I VITIT/ Veshje pranverore me materiale dimri

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT