• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEL NË TERREN/ Belinda Balluku: Situata nga moti, ekstreme. Ndalohet qarkullimi i…
Home
Politikë

DEL NË TERREN/ Belinda Balluku: Situata nga moti, ekstreme. Ndalohet qarkullimi i…

13 February, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Shkodra, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi ndalimin e qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, duke nisur nga ora 20:00 e kësaj të shtune, deri në orën 08:00 të mëngjesit të së hënës. Ministrja tha se ky ndalim bëhet për shkak se këto automjete krijojnë problem dhe bllokojnë borëpastrueset.

“Duke nisur sonte nga ora 20:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të cilat krijojnë problem dhe bllokojnë borëpastrueset. E kemi parë këtë në aksin e Librazhdit në drejtim të Qafë Thanës. Kështu që deri të hënën në mëngjes, në orën 08:00, të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohen të qarkullojnë në akset kombëtare.”

Balluku tha se ndonëse të gjitha borëpastrueset janë në gatishmëri, situata e krijuar për shkak të motit ekstrem në të gjithë Shqipërinë, është e vështirë për t’u përballuar.

“Në këto momente kemi situatën e një moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve të dëborës, por edhe për shkak të erës që është e një shpejtësia mjaft të lartë. 

I bëj thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore, si ato kombëtare dhe ato të cilat lidhin pjesën e qyteteve apo të fshatrave. 

Situata është ekstreme, pavarësisht të gjithë borëpastrueset, të gjithë kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë në krye të detyrës, por është një situatë e tillë që nuk përballohet lehtë”.

Balluku tha gjithashtu se në ato akse ku është kërkuar lëvizja me zinxhirë, policia rrugore nuk do të lejojë automjete që lëvizin pa to.

“Në të gjitha ato zona që kemi deklaruar vendosjen e  zinxhirëve nuk lejohet nga policia rrugore, kalimi lëvizja pa zinxhirë në automjete”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHET TË PËRGATITEMI PËR NJË NDESHJE TË VËSHTIRË NAJ LAZIOS"/ Conte: Debati ndaj Agnelli? Ne jemi model edukimi dhe...
Previous article LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Napoli-Juventus. Rezultati 1-0

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT