Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Bathore, Tiranë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Hajdaru” në Bathore. Mësohet se është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit H.N.
Fatmirësisht nga flakët e zjarrit nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
“Më datë 13.02.2021, rreth orës 13:25, në rrugën “Azem Hajdari”, në Bathore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. N., ku ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.


