Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Ardian Visha ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pasi sipas tij, ajo ka babanë e sëmurë dhe një fëmijë të mitur.
“Enkelejda ka fëmijë të mitur, babanë e sëmurë, kërkojmë masë më të butë sigurie”, ka thënë avokati.
Operacioni i zhvilluar me urdhër të SPAK, ku u arrestuan 10 persona u zhvillua pas informacioneve se gjyqtarja, avokati dhe bashkëpunëtorët e tjerë po përgatisnin dosjen për lirimin e një të dënuari për vrasje.
Të arrestuarit në këtë operacion janë; Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, avokati Aldo Tabaku, sekretarja Manuela Mallakuçi, eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi, i dënuari Sajmir Petani, vëllai i të dënuarit Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.


