• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOI QË GRUAJA E TIJ E TRADHËTONTE ME ISH-ZV. KRYEMINISTRIN ABAZI/ Burri “tërbohet” dhe i shkon në shtëpi, aty i gjen nënën dhe… (HISTORIA)
Home
Rajon

ZBULOI QË GRUAJA E TIJ E TRADHËTONTE ME ISH-ZV. KRYEMINISTRIN ABAZI/ Burri “tërbohet” dhe i shkon në shtëpi, aty i gjen nënën dhe… (HISTORIA)

12 February, 2021 Delo.autor Rajon

Në shoqërinë kosovare janë të shpeshta rastet kur figurat publike përfshihen në lidhje intime jashtëmartesore.

Një historie të tillë duket se nuk i rezistoi as ish-zv.kryeministri Haki Abazi, i cili sipas provave të siguruara nga Gazeta Sinjali rezulton se në fund të vitit 2015, derisa ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve, nisi një lidhje intime jashtëmartesore me F.D.

F.D kishte rrëfyer para hetuesve policorë se lidhja intime mes saj dhe Haki Abazit nisi në fund të vitit 2015 dhe vazhdoi për së paku një vit.

Marrëdhënia intime e saj me Abazin dhe lidhja e dashurisë në të njëjtën kohë me tani bashkëshortin e saj, A.B, nxiti këtë të fundit që të provonte me ngulm të përballej me Haki Abazin dhe t’i kërkonte llogari për tradhtinë e tij dhe bashkëshortes së tij.

A.B fillimisht kishte provuar të nisë bisedën me Abazin përmes rrjeteve sociale, por meqë ish-zv.kryeministri asnjëherë nuk iu përgjigj mesazheve të tij, A.B vendosi t’i shkojë Abazit në shtëpi, mirëpo as aty nuk arriti ta kontaktonte.

Në shtëpinë e Abazit, A.B kishte takuar vetëm nënën e ish-zv.kryeministrit, të cilës nga mllefi dhe inati, ia rrëfeu të gjithë historinë dhe arsyen se pse ai gjendej në shtëpinë e tyre.

A.B pretendon se kishte vërtetuar se ish-zv.kryeministri Abazi kishte mbajtur lidhje intime me bashkëshorten e tij F.D, fakt ky që i ishte konfirmuar atij edhe nga vetë bashkëshortja e tij.

Mirëpo, pas dështimeve të shumta për të kontaktuar dhe kërkuar llogari nga Haki Abazi, A.B u kujtua të inskenojë një histori “kanosje”, vetëm e vetëm që ta merrte vëmendjen e Abazit dhe të kishte mundësi, sipas tij, që të përballej me të, qoftë edhe në polici.

A.B vendosi ta denonconte Abazin, për “kanosje” me pretendimet se ish-zv.kryeministri urdhëroi dy persona të panjohur që t’ia zinin pritën dhe ta kërcënonin.

Në provat e siguruara nga Gazeta Sinjali, A.B kishte deklaruar se më 4 shkurt 2020, një ditë pasi që Abazi u emërua zv.kryeministër, derisa ai kishte qenë duke kaluar me veturë në rrugën e Shkupit, ishte bllokuar nga një veturë tjetër, nga e cila kishin dalë dy persona të panjohur, që e kishin kërcënuar me armë zjarri, duke i thënë “Mos shko kurrë ma te banesa e Haki Abazit për të ju treguar familjarëve të tij lidhur me rastin e 2014-2015”.

Vetëm një muaj pasi që e mori këtë post, ish-zv.kryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, lidhur me denoncimin e A.B-së, u intervistua në cilësinë e dëshmitarit nga Policia e Kosovës në zyrën e tij, në kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 1059 raste të reja me koronavirus dhe 14 humbje jetë në 24 orët e fundit
Previous article GABIM QESHARAK NË BRITANINË E MADHE/ Trafikantëve iu hapet dera e furgonit dhe mbushin autostradën me kanabis

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT