Policia vazhdon aplikimin e gjobave ndaj politikanëve, të cilët duhet thënë se janë ndër abuzuesit më të mëdhenj të masave të vendosura për frenimit e pandemisë.
Pas ministrit Blendi Klosi, dy politikanë janë gjobitur në Durrës.
Njoftimi i policisë

12 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë
Policia vazhdon aplikimin e gjobave ndaj politikanëve, të cilët duhet thënë se janë ndër abuzuesit më të mëdhenj të masave të vendosura për frenimit e pandemisë.
Njoftimi i policisë
Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti privat në Sukth, i cili lejoi zhvillimin e një aktiviteti politik në subjektin e tij.
Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, pronarët e 2 subjekteve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet pas orarit të vendosur për mbyllje.
Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesin e një subjekti politik në Manzë, shtetasin A. C., dhe përfaqësuesin e një subjekti politik në Shkallnur, Arapaj, shtetasin F. M., të cilët kanë organizuar dhe zhvilluar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të MSHMS “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura.