Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ishte e ftuar në emisionin “Dekalog” ku foli për procesin e vaksinimit.
Për sa i përket vaksinës së AstraZeneca që pritet të vijë në Shqipëri, Rakacolli theksoi se ajo nuk do të aplikohet te personat mbi 65 vjeç.
“Ka studime jo të mjaftueshme për efektin e vaksinës te ata që janë mbi 65 vjeç dhe për këtë arsye, në letrat që është shoqëruar në ato vende që e përdorin, kjo gjë është e shkruar: ‘që nuk është e rekomanduar për te ata që janë mbi 65 vjeç.
Vaksina aplikohet sipas fletës shoqëruese që vjen. Edhe vaksina e AstraZeneca do të vijë me shënimet përkatëse.
Shpresoj që studimet mbi AstraZeneca të konkludojnë sa më shpejt, por deri në momentin që ato nuk kanë konkluduar, është e thënë botërisht nuk dot t’i aplikohet askujt mbi 65 vjeç”, sqaroi Rakacolli.


