• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJE SHOKUESE NGA ANGLIA/ Nëna me kockë të thyer dhe e infektuar me COVID vdes në dyshemenë e…
Home
Jetë

PAMJE SHOKUESE NGA ANGLIA/ Nëna me kockë të thyer dhe e infektuar me COVID vdes në dyshemenë e…

10 February, 2021 F.autor Jetë

Një grua e quajtur Lynn Barrie nga Anglia pretendon se nëna e saj 78-vjeçare ishte e sëmurë dhe pasi u shtrua në spital vdiq në kushte të vështira.

Ajo u shtrua në 16 dhjetor në Spitalit Universitar Wishaw në Skoci pasi u ndje keq nga sëmundjet kronike që kishte. Gjatë shtrimit në spital ajo kishte probleme me stomën (një hapje në bark që mund të lidhet me sistemin tuaj të tretjes ose urinimit për të lejuar që mbeturinat (urina ose feces) të devijohen nga trupi juaj.

Duket si një copë mishi e vogël, rozë, rrethore që është e qepur në trup), më pas u infektua me Covdi-19 dhe më vonë ajo theu këmbën. Të enjten e kaluar ajo humbi jetën.

“Kur mamaja u shtrua në spital, ne pyetëm nëse ajo mund të kishte një kujdes të veçantë pasi ishte shumë e dobët dhe ata dolën garant. Ne u thamë mjekëve që të kujdeseshin për të pasi ishte shumë e dobët dhe nëse do të binte, ajo do të thyente këmbën. 

Ditën e Vitit të Ri ajo më mori në telefon dhe më tha se ishte në gjendje të tmerrshme, stoma që ishte vendosur në barkun e saj ishte thyer. 

Stafi nuk kishte asnjë stomë në spital kështu vajza ime Leanne shkoi në shtëpinë e mamasë dhe i mori ato. Vajza shkoi në spital dhe u tregoi infermierëve mënyrën e duhur për t’ja vendosur pasi duhej ngulur me shirit kirurgjikal”, u shpreh Lynn.

Lynn tregon se në 4 Janar mamaja e saj pësoi një prerje në dorën dhe telefonoi menaxherin e spitalit Wishaw në lidhje me gjendjen e të ëmës. Ajo pretendon gjithashtu se infermierët nuk i kanë dhënë as bombolën që thithte për astmën për rreth 3 ditë. Lynn tregon më tej se nëna e saj ishte infektuar me Covid-19 dhe në 28 Janar ishte gjetur në tokë e rrëzuar dhe kishte thyer kofshën.

“Pasi u infektua me Covid-19, nënë e dërguan në një dhomë në repartin Covid. Përsëri, ne paralajmëruam stafin se ajo është shumë e dobët, e paqëndrueshme në këmbë dhe rrezikon të rrëzohet. Kur në shkuam një ditë për vizitë u njoftuam se ajo kishte thyer kofshën.

Mjekët na dhënë versione të ndryshme për thyerjen e këmbës së nënës përsa i përket kohës kur kishte ndodhur incidenti.  Unë dhe vajza kërkuam një takim me nënën dhe kur hymë tek dhoma e saj, pamë se ishte shtrirë në një dyshek në dysheme, nuk e besoja dot se ata nuk e kishin vendosur në një krevat. 

As nevojat e saj personale nuk mund t’i kryente dot. Mjekët thanë nëse do hynte në operacionin për të ngjitur kofshën e saj, ajo mbase nuk e përballon dhe mund të vdesë”.

Më 1 shkurt, mjekët njoftuan familjen se zonja Paterson që ishte afër fundit të jetës së saj dhe ajo vdiq katër ditë më vonë.

“Ne të gjithë jemi absolutisht të shkatërruar. Nuk do të doja që ndonjë familje të përjetojë këtë gjë. Kjo është paaftësi e madhe për mua. Ne i dhamë stafit disa paralajmërime për këtë dhe sërish ndodhi. Ne jemi të vetëdijshëm për infermierët dhe stafin e shkëlqyeshëm në Wishaw që janë të përkushtuar ndaj pacientëve të tyre, por në këtë rast personeli ka dështuar në detyrën e tyre për t’u kujdesur për nënën time.”

Ajo ka paraqitur një njoftim zyrtar ankese dhe e quan këtë një paaftësi të madhe të stafit. Spitali e konfirmoi këtë ankesë të familjarëve, por nuk dëshiron të bëjë më komente.

Anne Leitch, kryeinfermiere, Spitali Universitar Wishaw, tha: “Ne do të dëshironim të përçonim ngushëllimin tonë më të thellë ndaj familjes në këtë kohë të vështirë. Ne përpiqemi të sigurojmë standardin më të lartë të kujdesit për të gjithë pacientët tanë dhe pendohemi për çdo rast kur dikush mendon se nuk e kemi përmbushur këtë standard.

Ne mund të konfirmojmë që spitali po ka marrë një ankesë dhe ne do t’i përgjigjemi drejtpërdrejt familjes. Prandaj nuk mund të bëjmë komente të mëtejshme në këtë kohë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJE DËBORE NË TIRANË? Ja çfarë thotë PARASHIKIMI i fundit i motit
Previous article THUR ELOZHE PËR TRAJNERIN ANCELOTTI/ Mourinho: Është një nga më të mirë në botë. Besoj se…

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT