• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THYEN MASAT ANTI-COVID/ Policia ndëshkon me gjoba për maskat, heqje patente e bllokim mjeti
Home
Aktualitet
Kronikë

THYEN MASAT ANTI-COVID/ Policia ndëshkon me gjoba për maskat, heqje patente e bllokim mjeti

10 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme të policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1435 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 352 shtetas që udhëtonin me mjet pa vendosur maskën mbrojtëse, me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 73 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 22:00.

Mësohet se gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë. Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 49 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Duke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00. Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.
Në zbatim të masave të reja kufizuese, Policia e Shtetit do vijojë intensivisht kontrollet dhe apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ÇUDITSHME TEK REAL MADRID/ Trajneri e poshtëroi sërish, divorc total mes Zidane dhe Isco
Previous article ERDHI SHËN VALENTI/ Ja këshillat që ka Nevina Shtylla për çdo vajzë që "pret" këtë ditë të shënuar dashurie

s.autor

Postime të ngjashme

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët Aktualitet

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi Aktualitet

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë Aktualitet

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT