Nesër pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të mblidhet për të diskutuar për masat që do të merren për të ulur numrin e infektimeve në vend.
Burime për “Panorama” konfirmojnë se efektivë të policisë kanë njoftuar sot lokalet, që të merren masa për mbyllje në orën 20:00, të ditës së nesërme.
Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendëshme.
Në mbështetje të masave kufizuese sot është shprehur edhe akademia e shkencave.
Drejtuesi i saj Skënder Gjinushi bëri kërkesën: Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”, tha Gjinushi.
Oponenti më i madh i mbylljes është vetë kryeministri, i cili prej dy ditësh flet për forcim të kontrolleve për zbatimin e kufizimeve aktuale, por në asnjë rast mbyllje totale.


