Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka vënë theksin tek shëndetësia, duke marrë shkas së fundmi dhe nga ngjarjet që bënë bujë në media, lidhur me fenomenin e mitmarrjes në spitale.
Me anë të një shënimi në facebook, Basha thotë se sistemi shëndetësor është në kolaps total dhe tani pas 8 vitesh dështim, Rama nuk mund të bëjë më asgjë, ndërsa ai dhe PD munden. Akuzat nuk kanë munguar për Kreun e Qeverisë.
Statusi i Bashës
Rama pati 8 vite për të përmbushur premtimin për shëndetësi falas. Ku është shëndetësia falas? Rama ka rritur taksat – ku shkuan paratë e taksave të shqiptarëve? Rama ua dha paratë tona miqve të tij.
Sot, Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps total: me numrin më të ulët të testimeve, me numrin më të ulët të mjekëve për banor, me mjekë dhe infermierë të paguar keq.
Tani, pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.


