• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIINFEKTIMET/ Siguron mjeku infeksionist: Raste shumë të rralla, s’ka vend për panik
Home
Aktualitet
Kronikë

RIINFEKTIMET/ Siguron mjeku infeksionist: Raste shumë të rralla, s’ka vend për panik

8 February, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Artan Simaku, mjek infeksionist në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), u shpreh në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2 se rastet e infektimeve nuk duhet të shkaktojnë panik në popullatë, pasi janë shumë të rralla.

“Riinfektimi është shumë i rrallë, nuk ka vend për panik në popullatë. Është një numër shumë i vogël rastesh, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.

Mund të ndodhë që në tamponin e parë, personi të ketë qenë fals pozitiv, por mund të jetë edhe riaktivizim i mbetjeve gjenetike të virusit, që laboratori i kap si pozitiv. Ndodh që të jetë infektim nga variantet e reja, por janë raste shumë të rralla”, theksoi mjeku.

Në lidhje me rritjen e shifrave të resteve të reja me Covid-19 dhe viktimave, Simaku deklaroi: “Trendi në rritje ka nisur që në fillim të janarit, ishte trend i pritshëm. Përveç grumbullimeve gjatë festave të fundvitit, ka dhe një mosrespektim të masave nga popullata dhe bizneset”.

Simaku shtoi se variantet e reja të koronavirusit mund të jenë në qarkullim në Shqipëri, për faktin se po rritet numri i të rinjve të infektuar:

“Na bën të dyshojmë fakti që ka rritje numri i infektimeve të moshave të reja. Ka pësuar rritje edhe numri i pacientëve të shtruar në spital. Detyra jonë është vetëm që të respektojmë masat, që të mos arrijmë në skenarin që të plotësohen të katër spitalet Covid”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NJË PARTI KANDIDON...”/ Celibashi sqaron Kodin Zgjedhor dhe Listat e Hapura
Previous article NGA XHINSET E DERI TEK ATLETET/ 10 blerje për të cilat s'do pendoheni kurrën e kurrës

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT