• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA DHE VASILI “NON GRATA?” Për kë binin “këmbanat” e ambasadores Yuri Kim që të qëndrojnë jashtë listave të kandidimit
Home
Politikë

BERISHA DHE VASILI “NON GRATA?” Për kë binin “këmbanat” e ambasadores Yuri Kim që të qëndrojnë jashtë listave të kandidimit

8 February, 2021 F.autor Politikë

Deri më tani “sektorin” e sulmit ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, për përfshirjen e njerëzve të krimit në listën e deputetëve, tek opozita e “mbulonin” respektivisht ish kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Madje përmendnin dhe emra deputetësh, ish deputetësh dhe zyrtarëve të tjerë të PS, që sipas Berishës dhe Vasilit ishin përfshirë në vepra penale, të dënuar apo jo ose nuk kishin plotësuar mirë formularin e dekriminalizimit.

Por këto dalje publike të Berishës dhe Vasilit i përkasin të shkuarës. Që në momentin kur disa ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim artikuloi apelin që njerëzit e inkriminuar, të akuzuar për korrupsion të rëndë dhe vepra të tjera penale të mbaheshin larg listave të kandidatëve për deputetë, Berisha e Vasili flasim për gjithçka por vetëm për këtë gjë nuk dëgjohen.

Kulmi arriti ditën e sotme, teksa ambasadorja Yuri Kim deklaroi në mënyrë të qartë duke përmendur madje dhe emrin e deputetit-kryetar të PSD Tom Doshi që është person “non grata” në SHBA që të mos kandidojë, këta dy emra kanë heshtur.

Me sa duket rrethi është “ngushtuar” deri tek ata të cilëve iu është revokuar viza, ku përfshihet Doshi, politikanë të tjerë por dhe gjyqtarë e prokurorë që kërkojnë të kandidojnë, ose kanë futur djemtë e tyre për të kandiduar. Pavarësisht se viza nga SHBA u hhstë revokuar familjarisht, duke përfshirë dhe djemtë-kandidatë për deputetë për 25 prillin!

PS ka reaguar ditë më parë për të njejtën gjë përmes kryeministrit Edi Rama, e ka thënë fjalën e vet.LSI gjeti të deleguarën e kësaj partie në Durrës për të reaguar sot pasdite, ndërsa PD nuk ka reaguar ende për deklaratën e sotme. As Basha. Nga kush kanë frikë?!

Fakt është se Sali Berisha dhe Petrit Vasili janë përmendur publikisht se nuk mund të marrin vizë për të udhëtuar drejt SHBA. Pra janë të padëshirueshëm në SHBA.

Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të PS i kanë sfiduar të dy për një udhëtim në tokën e demokracisë, duke mos marrë asnjë përgjigjie bindëse nga ana e ish kryeministri demokrat dhe numrit dy të LSI. Ku ky i fundit nuk lë rast pa folur, vetëm për këtë rast hesht.

Apeli i Yuri Kim, mos ishte pikërisht për këto figura dhe të tjera rrotull tyre e jo vetëm për Doshin që është kryetar-parti?

Po të bësh bashkë dhe deklaratën e ish deputetit të LSI Rehovica që sipas tij diplomatë perëndimore i kishin këshilluar të shkëputeshin nga LSI e Kryemadhi, me heshtjen e Berishës dhe Vasilit, arrihet në përfundimin se po “i bihet pragut për të dëgjuar dera”. Kur Kim tha se “ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Sigurisht, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se sa kaq”! Te presim! Çdo bëhet me Berishën e Vasilin? /TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT E FORTA NDAJ LSI/ Rehovica: Më inskenuan dënimin në Itali për të më hequr mandatin
Previous article "JE SI PULA..."/ Jasmina sqaron ofendimin që i bëri Mevlanit: Nuk e keni kuptuar...

F.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT