Një apartament është përfshirë nga flakët në Tiranë, mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një pallat tek “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.
Siç shihet nga pamjet e siguruara, zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që shërbimet e zjarrëfikëses së kryeqytetit në vendngjarje dhe po punojnë për shuaarjen e flakëve.


