Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë fotografuar për herë të parë që kur u larguan nga Uashingtoni. Në fotot e publikuara nga “Daily Mail” shihet Ivanka me familje duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Florida.
Ish-këshilltarët e vjetër presidencialë dhe tre fëmijët e tyre e kaluan javën e kaluar duke zbuluar një lagje të re, ku ata do të ndiheshin mirë.
Mirëpo, ata duket se po dashurohen pas Floridës dhe këtë e dëshmojnë edhe fotot e fundit. Të veshur thjeshtë dhe mjaft të lumtur, familja e ish-presidentit Trump shihen teksa shijojnë rrezet e diellit dhe akulloret në një dyqan lokal në Florida.









