Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se brenda 24-orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 249 raste me COVID-19.
Zemaj u shpreh se nga 2.291 mostra, 249 kanë rezultuar pozitivë.
“Ulja e përqindjes së të infektuarve nga testet ditore në 10,8 %, dëshmon për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë. Brenda 24 orëve, nga 2.291 mostra, 249 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 274 kanë fituar betejën me Covid 19”, theksoi ai.
Më tej, ai shkroi se “krahas menaxhimit të suksesshëm të Pandemisë, jemi gati edhe për vaksinimin me vaksinën Anti Covid, që do të ndodh shpejt.”
“Na duhet kujdes i shtuar në mënyrë që situata epidemiologjike në vend mos të rëndohet para vaksinimit. Po vazhdojmë të jemi më mirë se shumë vende të tjera në rajon, madje edhe më mirë se vendet që investojnë më shumë në shëndetësi dhe pretendojnë se kanë traditë dhe sistem më të avancuar shëndetësor”, shtoi Zemaj.
Njoftimi i Institutit Shëndetësor
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 62.258 raste nga 249.775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.523 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 274 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.042 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.693.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Gjakovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Podujevë 8 raste, Pejë 7 raste, Vushtrri 7 raste, Rahovec 6 raste, Drenas 5 raste, Obiliq 5 raste, Kamenicë 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Novobërdë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!


