• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME TË RINJTË E RROGOZHINËS/ Veliaj: E vetmja parti që nuk e lë vendin në baltë është Partia Socialist, Luli di vetëm…
Home
Politikë

TAKIM ME TË RINJTË E RROGOZHINËS/ Veliaj: E vetmja parti që nuk e lë vendin në baltë është Partia Socialist, Luli di vetëm…

7 February, 2021 s.autor Politikë

Nga Rrogozhina, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, iu dha të rinjve dy argumente përse nuk duhet votuar Lulzim Basha në 25 Prill: Fjeti gjumë në 4 vjet që drejtoi Tiranën dhe braktisi 3 herë detyrën që i besuan qytetarët.

Ai e ka kollaj të gënjejë jashtë Tirane, por në Tiranë nuk gënjen dot, sepse të gjithë e pyesin: A ke bërë ndonjë shkollë, nga themelet deri te çatia? Është e pamundur që dikush që fle, të bëjë punë. Është e pamundur dikush që s’ka bërë asgjë për Tiranën, të bëjë gjëra për Shqipërinë. Të kanë votuar për deputet, humbet zgjedhjet dhe ikën nga parlamenti. Të kanë votuar në bashki, humbet zgjedhjet dhe ikën nga Bashkia. Të kanë votuar në Këshill Bashkiak, vendos partia dhe ti ikën nga vendi i punës. A ka njeri normal që punëson 4 herë një të dështuar?!, u shpreh Veliaj.

Ai tha se PS jo vetëm që nuk e ka braktisur kurrë detyrën, por ka përballuar sfidat më të vështira, tërmetin, përmbytjet, pandeminë.

Ka vetëm një zgjedhje: E vetmja parti që nuk ikën kurrë nga asnjë betejë, e vetmja parti që, se ka shi, se ka diell, se ka tërmet, se ka qetësi, se ka pandemi, se është në qeveri, se është në opozitë, nuk ikën kurrë nga puna, nuk e lë kurrë frontin, është Partia Socialiste. Vendi nuk ka nevojë për pushime, për gjumë, por të çojmë deri në fund të gjithë operacionin e rindërtimit pas tërmetit dhe operacionin e vaksinimit, për t’u siguruar që dalim të gjithë faqebardhë nga kjo sfidë e jashtëzakonshme, tha Veliaj.

Ndërsa i deleguari i Partisë Socialiste për Kavajën dhe Rrogozhinën, njëherësh zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e Rrogozhinës u shpreh se: Kur voton për herë të parë është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë ne sepse fillon mendon mënyrën sesi qeveriset. Fillon mendon se çfarë duhet bërë më tepër. Pushteti është mjet për të ndryshuar jetën e njerëzve. Të rinjtë janë e ardhmja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NDODH E PAPRITURA/ Ja si ia çmontoi studentja e LRI tezën e papunësisë Kryemadhit live në TV: Jemi me nga dy punë...
Previous article "THASHË PO"/ Enca poston FOTON me unazë fejese në dorë, por ja si qëndron e vërteta

s.autor

Postime të ngjashme

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para Politikë

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT