Bashkëshortja e krydemokratit Lulzim Basha, Aurela Basha ka nisur të postoj shumë shesh foto nga përditshmëria e familjes së saj, ku Luzlim Basha shfaqet herë duke i lexuar përralla fëmijëve dhe sot duke gatuar. Aurela shkruan se Lulzim Basha ka talent në gatim, madje është edhe më i mirë se ajo kur ai ka kohë. Këtë fundjavë, kreu i PD duket se i është përkushtuar familjes, duke zgjedhur të gatuajë për ata.
Në video duket se Basha është kapur në befasi nga filmimi, ndërsa i kërkon bashkëshortes të mos e hedh në Instagram.


