• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS PUNA NË GJIROKASTËR PËR BAJPASIN E ZONËS/ Rama: Rilindja urbane, projekt ekonomik
Home
Politikë

NIS PUNA NË GJIROKASTËR PËR BAJPASIN E ZONËS/ Rama: Rilindja urbane, projekt ekonomik

6 February, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Në Gjirokastër ka nisur ndërtimi i bajpasit në zonën historike, një investim që sipas Qeverisë do ta çlirojë krejt qendrën e qytetit nga makinat, duke e kthyer në zonë këmbësore pa penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë inspektimit të punimeve, Kryeministri Rama tha se janë 106 biznese të reja të regjistruara në Gjirokastër pas projektit të Rilindjes Urbane.

“Është një tjetër mësim për ata që flasin për fasada. Sepse në fakt, Rilindja Urbane nuk është projekt fasadash, por projekt ekonomik. Veprat publike nuk fillojnë kur shfaqet ekskavatori, por qëkur ideohen, më pas bëhet konceptimi i përmbajtjes së tyre, sigurohet financimi, filloinë procedurat për garën për projektin e zbatimit.

Më pas kalohet në garën e realizimit të projektit të zbatimit, lidhet kontrata e fillon puna. Kjo është një punë që ne, bashkë me kryetarin e bashkisë dhe FSHZH-në e kemi nisur në terma konkretë prej pothuajse sy vitesh. Sot jemi këtu për të filluar zbatimin e punës. Është diçka që unë e kam pasur fiksim shumë vite përpara, kur vija në Gjirokastër e shikoja zemrën e qytetit si një parkim. Një asfalt me gropa e shtresa njëra pas tjetrës dhe mbingarkesa e mjeteve ishte e madhe. Është e pamundur të hysh në një qytet që është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore dhe gjëja e parë që ndesh është një parking dhe vështirësia për të lëvizur”, tha ai.

Deputeti i zonës Bledi Çuçi thotë se me këto ndërhyrje më në fund, sheshi do të marrë rëndësinë që i takon, pasi deri më sot ka qenë “i pushtuar nga mjetet, si edhe Qafa e Pazarit që është kthyer në zonë këmbësore”.

Rama më tej i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, u ndal edhe tek projekti për Muzeun e ri Etnografik.

Kryeministri Rama deklaron se Muzeu Etnografik do të ketë përmasë kombëtare.

“Do të jetë Muze Kombëtar Etnografik, në kuptimin e statusit, siç është Muzeu Marubi në Shkodër apo Muzeu Ikonografik në Korçë.”

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli shpjegon se projekti ka tre elementë, Muzeun Etnografik, Shtëpinë e Kadaresë dhe Shtegun e Edward Lear, që konsiston në të gjithë rrugëtimin që Lear ka bërë në gjithë zonën historike, duke e parë, thotë Agolli, “me të njëjtën perspektivë siç Lear e ka parë”. Sëbashku me Sokakun e të Marrëve, vijon shpjegimin e projektit Agolli, do të ketë edhe një rimobilim urban, pika qëndrimi ku njerëzit mund të lexojnë, duke e kthyer kështu në një muze të hapur.

Projekti për Muzeun Etnografik është pjesë e programit për zhvillimin urban dhe turistik, sëbashkë me Qafën e Pazarit dhe me ndërhyrjen e rëndësishme që do të bëhet në Kalanë e Gjirokastrës.​

Po ashtu kryeministri Edi Rama inspektoi edhe punimet në sheshin e Çerçizit, një hapësirë këmbësore, me një parking nëntokësor trekatësh prej 300 vendesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHÇKA QË DUHET TË DINI NËSE KENI KALUAR COVID-19/ Nga mundësia e riinfektimit tek efektet anësore
Previous article SHBA/ Senati i hap rrugën planit masiv të ndihmës për ekonominë

s.autor

Postime të ngjashme

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim Aktualitet

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj Aktualitet

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT