• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E TREFISHTË NË ELBASAN/ Cili ishte roli i një prej autorëve të dyshuar (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E TREFISHTË NË ELBASAN/ Cili ishte roli i një prej autorëve të dyshuar (DETAJET)

5 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 28 dhjetor 2018.

Në këtë ngjarje humbën jetën shtetasit Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay, ndërsa burimet për “Panorama”, bënë të ditur se në kërkim është shtetasi Miakel Qosja.

Sipas informacioneve të policisë, Qosja dyshohet të ketë pasur rolin e vëzhguesit në këtë ngjarje. Vrasja e trefishtë ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh.

Shtetasit Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, 56 vjeç dhe turku Erdal Durunay, 51 vjeç, mbetën të vrarë brenda në automjetin tip “Range Rover”, me targa rumune në segmentin Elbasan-Metalurgji, teksa ktheheshin nga një darkë familjare në fshatin Përparim, të Peqinit.

Nga hetimet e kryera nga Drejtoria e Policisë Elbasan dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor e këtij qyteti, rezulton se Mikael Qosja i ka ndjekur dhe vëzhguar viktimat nga Njësia Administrative Papër, deri në vendin ku u krye dhe atentati.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se personi i shpallur në kërkim ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë, kjo e verifikuar nga sistemi TIMS.

Dy vite më parë, pikërisht më datë 28 dhjetor të vitit 2018, Elbasani u trondit nga një vrasje e trefishtë. Shënjestër ishin pjesëtarët e familjes Dylgjeri.

Familja Dylgjeri ktheheshin nga një festë familjare në qytetin e Peqinit. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit, mjetet e tyre të cilët ishin tre në rresht, njëri pas tjetrit, ku brenda ndodheshin dhe gra dhe fëmijë, u përfshinë nga disa breshëri armësh.

Si pasojë mbetën të vdekur në vend Endrit Alibej, 34 vjeç, Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy xhaxha dhe nip, si edhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk.

Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”, ndërsa ishin kthyer në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE/ Ekspertët britanikë raportojnë për një sëmundje post-COVID-19 që po prek kryesisht fëmijët
Previous article KOMISIONI PËR RAPORTIN E "DICK MARTY"/ Manja: Kanë ardhur dokumentet sekrete nga SHISH dhe Ministria e Jashtme

s.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici Aktualitet

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KORÇË/ Një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KORÇË/ Një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT