• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRAKTISIN LSI-NË/ Rreth 100 të rinj nga Vlora bashkohen me PS. Gjiknuri: Keni bërë zgjedhjen e duhur
Home
Politikë

BRAKTISIN LSI-NË/ Rreth 100 të rinj nga Vlora bashkohen me PS. Gjiknuri: Keni bërë zgjedhjen e duhur

4 February, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

100 të rinj dhe të reja braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Vlorës. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë. Mirëseardhjen në familjen socialiste jua shprehu kryetari i PS-së së Vlorës Anduel Tahiraj. “Me lejoni që të ju uroj mirëseardhjen në Partinë Socialiste dhe të gjithë seëbashku në 25 Prill të mbështesim drejtuesin tonë politik Damian Gjiknuri, të mbështesim Partinë Socialiste, të mbështesim Edi Ramën dhe mbi të gjitha të mbështesim Vlorën”, u shpreh Tahiraj.

Sekretari për kordinimin elektoral Shkëlqim Selami shprehu bindjen se të gjithë anëtarët e LSI do ti bashkohen gradualisht Partisë Socialiste si e vetmja alternativë zhvillimi për vendin dhe Vlorën në veçanti. “Vijnë këtu sepse nuk e gjejnë veten atje dhe nuk kanë se si ta gjejnë veten atje. Një parti që është kthyer në çiflig, partia në ciflig nuk është interesi jonë. Interesi jonë është partia që mendon për të gjithë, partia që mendon për anëtarin e tij por edhe për atë që e ka votuar kundër. E vetmja alternativë është alternativa me Edi Ramën”, theksoi Selami.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri vlerësoi vendimin e të rinjve për të ju bashkuar rradhëve të Partisë Socialiste të Vlorës.
“E ardhmja juaj është me zhvillimin e Vlorës dhe me partinë që i ka bërë më shumë Vlorës. Ne nuk e kemi me propagandë, ne e kemi me vepra. Vlora po ndryshon përditë. Qyteti që të ketë të ardhme do të rinj që të jenë të angazhuar në politikë, të angazhuar në jetën sociale, të angazhuar në ndryshimet që po ndodhin në Vlorë. Prandaj, pjesëmarrja juaj duhet të jetë sa më e madhe dhe duhet të sillni sa më shumë shokë e shoqe”, tha Gjiknuri.

Ai insistoi se në rradhët e Partisë Socialiste nuk ka asnjë paragjykim për ata që duan ti bashkohen dhe kontribuojnë për këtë forcë politike dhe se dyert do të jenë të hapura.“Keni bërë zgjedhjen e duhur pasi e thashë, ne nuk e kemi me fjalë. Ka shumë njerëz që thurin poezi në emër të Vlorës, ka shumë njerëz që e përmendin Vlorën por le të tregojnë me gisht se çfarë kanë bërë në të kaluarën për Vlorën. Njerëzit dinë të krahasojnë. Nuk mundet të besohet një njeri që të shet të ardhmen pa treguar se çka bërë në të kaluarën. Nuk besoj se asnjë forcë tjetër do mund ti vërë gishtin një gjëje themelore ndryshuese që ka bërë për Vlorën përveç Partisë Socialiste”, nënvizoi Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON PËRFORCIME NË MERKATON E VERËS/ Milan projekton dy zëvendësuesit e Theo Hernandez, ja emrat...
Previous article COVID-19 NË KOSOVË/ Rritet numri i viktimave, 318 raste të reja

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë Aktualitet

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT